INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga zvicerianët, taksa në Rrugën e Kombit mban larg kosovarët

Shqipëria po preferohet gjithnjë e më shumë nga zvicerianët, taksa në Rrugën e Kombit mban larg kosovarët

Publikuar më: 13:56 27-05-2019

Shqipëria po preferohet shumë nga zviceranët. Këtë e tregon numri në rritje i shtetasve zviceranë që vizitojnë Shqipërinë, vit pas viti. 

INSTAT ka publikuar shifrat zyrtare të shtetsave të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti. Zviceriantë janë të parët me rritjen më të madhe me 29.5% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti Shqipëria është vizituar nga 9.530 shtetas zviceran, ndërsa në 2018 ishte 7.358. Dikur ishin kosovarët që ishin të parët që hynin në vendin tonë dhe numri i tyre rritej në vlera progresive, po nga janari në prill ata nuk janë më të parët.

Madje, kanë pësuar rënien më të madhe krahasuar me shtetasit e tjerë, me 6.4 %. Është e qartë që taksa që u vendos për Rrugën e Kombit ka ndikuar në rënien aq të lartë të numrit të vizitorëve nga Kosova.
Përgjatë këtij viti janë 316.221 shtetas të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa në periudhën janar-prill të një viti më parë ky numër ka qenë 337.721. Ndërkohë, referuar INSTAT, numri total i shtetasve të huaj që kanë hyrë në vendin tonë në katër-mujorin e parë 2019 është 1.105.087. Kjo shifër krahasur me të njëjtën peiudhë të një viti më parë është rritur me 7.4 %.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227