INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama lë topin në fushën e Brukselit për integrimin, ‘Absurde, kemi bërë gjithçka dhe trajtohemi…’

Rama lë topin në fushën e Brukselit për integrimin, ‘Absurde, kemi bërë gjithçka dhe trajtohemi…’

Publikuar më: 12:18 06-06-2019

Kryeministri Edi Rama nuk ka një parashikim të qartë se çfarë do të vendos Brukseli për negociatat për Shqipërinë. Në bindjen e tij Shqipëria i ka bërë të gjithë detyrat e përcaktuara dhe problemet ndodhen në Bruksel. Këto deklarata Rama i bëri në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”.

“Është e pamundur tashmë që të parashikosh çfarëdo gjëje rreth asaj që Bashkimi Europian do të bëjë më tej. Ky është një problem brenda familjes dhe parashikueshmëria është gjëja e fundit që mund të kërkojmë. Ndaj është e rëndësishme që pikë së pari kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe se që prej vitit të kaluar, konsiderohemi nga Komisioni Europian se jemi tanimë gati për hapjen e negociatave”, thotë Rama.
Situata që po krijon Brukseli në raport me Shqipërinë, sipas Ramës, është frustruese dhe absurde. Rama tregoi dhe arsyen e kësaj gjendjeje.
“Ne nuk pretendojmë të anëtarësohemi në BE që tani, ne thjesht duam hapjen e negociatave. Koha për t’u anëtarësuar do të vijë më vonë. Është si të planifikosh një martesë, por jo të martohesh menjëherë. Kjo e bën të gjithë këtë situatë edhe më fruestuese dhe edhe më absurde sepse ndërsa kemi bërë gjithçka që na është kërkuar për hapjen e negociatave, trajtohemi sikur duhet të vendoset që tani nëse do të jemi apo jo pjesë e Unionit”, u shpreh ai.
Në të përditshmen gjermane kreu i qeverisë ka vlerësuar dhe rolin e kancelares Angela Merkel për vizionin e saj mbi Ballkanin, duke thënë se ajo është kampionija jonë.

intervista_ne_die_welt.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605