INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama: Adminstrata i diskriminon pensionistët se u duken të dobët

Rama: Adminstrata i diskriminon pensionistët se u duken të dobët

Publikuar më: 10:52 29-05-2019

Këtë të mërkurë u zhvillua takimi i radhës mes kryeministrit dhe qytetarëve të zakonshëm që i janë drejtuar platformës së Bashkëqeverisjes për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Sot u prezantuan shumë raste të përllogaritjes gabim të pensioneve. Të moshuarit treguan për vite sorollatje nëpër institucione për të marrë pensionin që i takon. “Kisha 21 vjet që po kërkoja të drejtën time”, tha një i moshuar.
Rama u doli në krah, duke thënë se në fakt të moshuarit janë më të diskriminuarit nga administrata. “ Më vjen mirë që platforma jep ndihmë për pensionet, pensionistët janë më të diskriminuar nga administrata se ju duken të dobët”, tha kryeministri Rama.

Shumë prej të pranishmëve në takim i dolën në krah kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se ata që flasin keq për Platformën janë gojë të liga.
“Kam parë që platforma luftohet dhe shahet por në fakt ato janë gojë të liga”, tha një ish-ushtarak në pension. Të sharat, ia ktheu kryeministri e bën qeverinë edhe më të vendosur. “Platforma qeshet, e shahet, të gjitha këto e bëjnë edhe më të vendosur punën tonë dhe të na marrin të keqen në fund të ditës, ne do të jemi këtu”, u shpreh Rama.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0040950775146484
    array(1) { ["section"]=> string(69) "rama-adminstrata-i-diskrimonon-pensionistet-se-u-duken-te-dobet-94950" }