INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bien ndjeshëm eksportet, tkurrja ka ardhur nga…

Bien ndjeshëm eksportet, tkurrja ka ardhur nga…

Publikuar më: 11:14 29-05-2019

Eksportet në 4 muajt e parë të vitit kanë shënuar rënie prej 2%. Mësohet se tkurrja ka ardhur si pasojë e uljes së aktiviteti të transportit në porte dhe atij ajror. Niveli i rënies mund të ishte edhe më i lartë, nëse pikatë do ishin dhe transportet përmes hekurudhës. Në fakt kjo e fundit ka pësuar rritje.
Nga të dhënat e INSTAT vërehet se nga janari në prill volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte ishte 1.409 mijë ton, duke u ulur me 15.3%, krahasuar me vitin 2018. Ndërsa në katërmujorin e parë 2019, mallrat e transportuara përmes hekurudhës ishin 6.212 mijë ton, duke u rritur me 41.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Gjithashtu në 4 muajt e parë të 2019, me avionë janë transportuar 751 ton mallra dhe ulja krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018 ishte 16.5%. Ndërkaq mallrat e eksportuara me vaporë zënë 60.1%, ato me rrugë tokësore 38.4% dhe nga ajëri 0.3%.
Në të kundërt shkon, transporti i pasagjerëve nga ajri, pasi është rritur, kjo reflekton dhe interesin e vizitorëve për vendin tonë. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në katërmujorin e parë ishte 849.797, duke u rritur me 10%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kurse numri pasgjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare ishte 227.298 duke u rritur me 9.6%, më shumë se një vit më parë.
Në 4-mujorin e parë të vitit 2019, vlera e mallrave të tregtuara ku përfshihet dhe eksporti e importi ishte 346 mld lekë dhe 52.2% e tyre u transportuan me vaporë.

Article Logic
Execution time: 0.0030229091644287