INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fshihej në Dukagjin, si u kap pas 7 vitesh i dënuari për vrasje [VIDEO]

Fshihej në Dukagjin, si u kap pas 7 vitesh i dënuari për vrasje [VIDEO]

Publikuar më: 10:52 29-05-2019

Një operacion policor i policisë së Shkodrës i koduar “Dukagjini” ka vënë në pranga një person të dënuar me 23 vite burg për vrasje.

Në kushte të vështira të terrenit dhe të motit, policia ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Lush Pjollaj 42 vjeç.

Ai u arrestua pasditen e kësaj të marte, teksa fshihej në një banesë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

42-vjeçari është dënuar në vitin 2013 nga Gjykata e Shkodrës me 23 vjet burgim për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Pjollaj akuzohet se më 12 shtator 2012, në lagjen Pjollaj të fshatit Vuksanaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T., 56 vjeç për motive të gjakmarrjes.

Article Logic
Execution time: 0.0030269622802734