INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

''Përshëndetje'' në 10 gjuhë të botës! Njihuni me robotin që mëson si të shkruajë [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 11:52 29-05-2019

Një robot i ri është krijuar në SHBA i cili mund te shkruajë. Deri tani roboti ka mësuar të shkruajë fjalën ''përshëndetje'' në 10 gjuhë të ndryshme. Pasi u trajnua për të shkruar me karaktere japoneze, roboti mësoi ta shkruante këtë fjalë dhe në gjuhë të tjera.

hello.jpg

Roboti është krijim i studiuesve të Universitetin Brown dhe është në gjendje të skicoj edhe një  pikturë të "Mona Lisës" të Leonardo da Vinçit.

monaliza.jpg

Roboti është krijuar që të shkruajë me një stilolaps që mban dorën e tij robotike imazhe ose fjalë të ndryshme, vetëm duke i parë ato.

Sipas studiuesve roboti i ri mëson vetëm se si të shkruajë diçka që ai kurrë nuk e ka parë më parë.

Kreu i grupit të studiuesve që kanë punuar për këtë projekt, Kotani, thotë se njerëzit që shohin një fjalë të shkruar e kanë të vështirë ta dallojnë nëse kjo është shkruar nga roboti apo dora e njeriut. E njëjta gjë vlen edhe për skicat.

krashjsida.jpg

Aftësia e tij për të shkruajtur karaktere nga gjuhë të ndryshme krahasohet me atë të një fëmije gjashtëvjeçar, e cila sigurisht që mund të përmirësohet më tej.

Hulumtuesit parashikojnë se në të ardhmen robotë të tillë do të komunikojnë më mirë me njerëzit në punë, duke lënë shënime dhe skica.

 

Article Logic
Execution time: 0.0025181770324707