INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa është niveli i ndotësit të rrezikshëm, dioksidit të karbonit në Shqipëri?

Sa është niveli i ndotësit të rrezikshëm, dioksidit të karbonit në Shqipëri?

Publikuar më: 11:08 29-05-2019

Dioksidi i karbonit është një nga ndotësit më të rrezikshëm. Në një raport të Our World in Data, që ka monitoruar këtë ndotës në shtete e ndryshme të botës theksohet se çlirimi në atmosferë i dioksidit të karbonit është i lidhur ngushtë me rritjen ekonomike të një shteti. E është lehtësisht e kuptueshme se përse në vendin tonë niveli i dioksidit të karbonit është poshtë nivelit mesatar botëror, por dhe më i ulët se në vendet e rajonit. Në Shqipëri industria është pothuajse inegzistente ndaj dhe jemi më të pastër se të tjerët. Në Shqipëri çlirohet mesatarisht 2.04 tonë dioksid karboni për frymë. Më pas renditen Mali i Zi dhe Maqedonia, me 3.71 tonë dhe 3.76 tonë për banorë, ku edhe në këto vende niveli është më i ulët se mesatarja botërore.

Më keq paraqitet situata në Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Në ajrin e këtyre shtetev emetohet më shumë se mesatarja botërore, në Serbi është 5.52 tonë/banorë, kurse në Bosnjë 6.57 tonë/banorë, duke shënuar kështu edhe nivelin më të lartë në Ballkanin Perëndimor.
Pjesa më e madhe e vendeve që kanë nivel tejet të lartë dhe ndodhen në zonën e kuqe janë Amerika e Veriut, Euroazia dhe Oqeania.

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281