INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama i kërkon BE-së të gjejë dashurinë për vetveten e të mbështesë shqiptarët

Edi Rama i kërkon BE-së të gjejë dashurinë për vetveten e të mbështesë shqiptarët

Publikuar më: 11:32 21-05-2019

Kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e vendosjes së FRONTEX në vend, i foli të huajave të pranishëm në event. Ai citoi një anketë e kryer nga Komisioni Europian ku ka rezultuar që 93 për qind e shqiptarëve mbështesin integrimin në Bashkimin Europian. Kjo, dashuri, tha Rama kërcënohet. "Ata që kanë ardhur nga jashtë sot dua t'u them që 93% e njerëzve mbështesin integrimin në BE. Nuk është arsye për të buzëqeshur me çudi se ne nuk jemi naivë në këtë dashuri të verbër për BE-në që sot kërcënohet nga verbëria ndaj historisë së BE-së”, u shpreh kryeministri, që më pas i bëri një kërkesë BE-së. “Ne jemi thjeshtë dhe vetëm pjesë e një territori që luftën nuk e ka parë thjeshtë në TV, në arkivat bardh e zi apo përmes filmave por kemi pasur këtu 500 mijë shqiptarë nga Kosova që këtu i solli lufta, ashtu sikur në të gjithë këtë rajon, viktimat të panumërta ka bërë lufta në kohën kur në BE lufta konsiderohej një çështje e zgjidhur e të shkuarës falë BE-së. Me kënaqësinë e madhe që sot keni ardhur në një vend që 93% është i dashuruar me Europën dhe me urimin që në Europë ta gjeni dashurinë për vetveten unë iu falenderoj shumë", nënvizoi kryeministri.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996