INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhvillohet simpoziumi shkencor kushtuar figure se Skënderbeut, në universitetin

Zhvillohet simpoziumi shkencor kushtuar figure se Skënderbeut, në universitetin" Aleksandër Moisiu " Durrës [VIDEO]

Publikuar më: 18:25 20-01-2018

Fakulteti i Edukimit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës ka organizuar një aktivitet në kuadër të "Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skendërbeut".

Ky aktivitet u zhvillua në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Bashkisë Durrës.

Fjala përshëndetëse në çelje të këtij aktiviteti të rëndësishëm u mbajt nga Rektorja e universitetit “Aleksandër Moisiu”, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski.

"Fjalët e fundit të lëna si testament nga Gjergj Kastrioti, duhet të shërbejnë si udhërrëfyese për rrugën e progresit që duhet të ndjekë kombi shqiptar", u shpreh Prof. Dr. Kseanela Sotirofski.

Në këtë aktivitet i ftuari i nderit ishte Prof.Dr.Moikom Zeqo, i cili i kushtoi rëndësi paraqitjes së figurës së Skënderbeut si një hero semantik evropian.

“Ky personalitet i rëndësishëm, ka luajtur një rol themelor jo vetëm në historinë shqiptare, por njëherazi në atë evropiane” pohoi Prof.Dr.Moikom Zeqo

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Dr.Ardit Bido u shpreh se duhet kujdes ne trajtimin e figurës se Skënderbeut, pa u ngatërruar me kontekstin fetar.

Në përfundim të simpoziumit shkencor, pjesëmarrësit u ftuan të ndjekin ekspozitën me temë “Skënderbeu në dokumentet arkivore”, një bashkëpunim mes Fakultetit të Edukimit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.     

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219