Albian Ademi, 19 vjeçari është një nga emrat e rinj që shfaqen në grumbullimin e përfaqësueses shqiptare. Shpresa për ndeshjet kundër Spanjës dhe Estonisë. Futbollisti ka spikatur në Finlandë me fanellën e Inter Turku, ku ka shënuar në 3 ndeshjet e fundit radhazi, si dhe me përfaqësueset e moshave të këtij vendi, por tani ka zgjedhur që të veshë fanellën kuqezi.
Ai tha se e ka pasur gjithmonë dëshirën për të luajtur me Shqipërinë. Kur u pyet nëse do ja dilte për tu futur në Kombëtaren A, ai tha se kjo ishte në ambiciet e tij dhe se tashmë duhet të prezantohet mirë me ekipin në Finlandë dhe kombëtaren Shpresa.