INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eros Grezda dhe Ertrit Berisha: “Izraeli është kundërshtar mjaft i vështirë, por ne ja dalim.”

Eros Grezda dhe Ertrit Berisha: “Izraeli është kundërshtar mjaft i vështirë, por ne ja dalim.”

Publikuar më: 16:26 12-10-2018

Dy lojtarët e Kombëtares Eros Grezda dhe Ertrit Berisha kanë dalë në një konferencë për shtyp për mediat, duke folur rreth ndeshjes së rradhës me Izraelin.

I pari që foli ishte Eros Grezda. Ai tha se për ndeshjen me Jordaninë nuk u ndej mirë me rezultatin dhe duhej të ishte shënuar të paktën një gol. Për fjalët se gjatë ndeshjes ai pësoi një dëmtim të vogël, Grezda u shpreh se kjo ishte e vërtetë, por do të jetë gati edhe pse ka pak dhimbje.

Gjithashtu në marrëdheniet e tij me trajnerin Panuçi dhe Xherrard, ai tha se janë të dy shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ai u shpreh se Xherrard po e pret dhe do t’i japë mundësinë të jetë titullar në ekip.

Ndërkohë portieri Berisha, u shpreh për kundërshtarin, se fitorja e tyre ndaj Skocisë, do të thotë që Shqipëria do ta ketë dy herë më të vështirë. “Izraeli është një ekip plot surpriza.

Ata fituan me Skocinë dhe kjo do të thotë se nëse fitojmë me ta, me Skocinë do ta kemi akoma dhe më të thjeshtë”-u shpreh ai. Ai pranoi se dhe një barazim do të ishte i kënaqshëm dhe do t’i jepte mjaft përparësi skuadrës.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0026600360870361