Khabib një pritje madhështore nga lideri i çeçenëve, merr titullin “Qytetar Nderi” dhe këtë dhuratë luksoze!
Publikuar më: 17:51 12-10-2018
Kampioni i UFC-së në kategoritë e lehta, Khabib Nurmagomedov është nderuar me titullin ‘Qytetar Nderi i Groznit’. Ai këtë çmim e morri nga vetë lideri i çeçenëve, Ramzan Kadirov.
Lideri i çeçenëve, kishte ftuar dhe mjaft luftëtarë të tjerë të klubit sportiv lokal dhe kishte organizuar një darkë të madhe e plot gosti, për Khabib. Ai gjithashtu i dhuroi lojtarit një makinë “Mercedes” mjaft luksoze.
Ndërkohë, Khabib në Instagram kishte shkruar rreth darkës këto fjalë: ‘Një falënderim i madh për Ramzan Ahmatoviç Kadirov dhe gjithë vëllezërit e mi në Çeçeni. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa u jam falënderues për përkrahjen që më jepni. Falënderoj Allahun e Lartëmadhëruar që na bëri gjithë neve vëllezër në religjionin tonë. Dhe një falënderim i madh për dhuratën që më bëri presidenti, e aq më tepër për respektin që tregoi ndaj meje’ – kishte shkruar Nurmagomedov në profilin e tij në ‘Instagram’.