INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhja e kreut të PD-së. Basha: Të korrigjojmë gabimet

Zgjedhja e kreut të PD-së. Basha: Të korrigjojmë gabimet

Publikuar më: 15:30 10-07-2017

Kush pranon dhe njeh gabimet ka vullnet edhe ti korrigjojë ato. Kështu deklaroi Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të dytë për drejtimin e partisë demokratike, gjatë një takimi me demokratët në kryeqytet.

Lulim Basha
“Kush di t’i njohë e t’i pranojë gabimet ka edhe vullnetin t’i korrigjojë ato. Dhe unë e kam këtë vullnet, ta bëj bashkë me ju, bashkë me gjithë demokratët e ndershëm që janë gati të luftojnë për ndryshim, jo për kolltuqe. Dhe ajo që vij të kërkoj sot, është të vazhdojmë betejën. Nuk vij t’iu ofroj as privilegje, as pekule, as favore. Vij t’u kërkoj të vazhdojmë betejën. Por nga ana tjetër, nuk vij t’u kërkoj asnjë favor, asnjë privilegj, asnjë kolltuk. Vij t’u kërkoj të vazhdoj sakrificën, timen personale që e bëj me dëshirën më të madhe, nga thellësia e shpirtit, për të vazhduar për t’ju drejtuar në këtë betejë pa kthim, me ju dhe për ju, për të gjithë demokratët dhe për të gjithë shqiptarët deri në fitoren e zgjedhjeve të lira e të ndershme, e përmes tyre, fitoren e Partisë Demokratike si imperativ historik, dhe si nevojshmëri për çdo shqiptar e shqiptare të ndershme”.
Edhe rivali i tij Eduard Selami ka vijuar turin e takimeve me demokratët, ku kërkon votën për të marrë drejtimin e partisë demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.0037529468536377