INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Kosovës. Haradinaj fton në takim Vetvendosjen dhe LDK

Qeveria e Kosovës. Haradinaj fton në takim Vetvendosjen dhe LDK

Publikuar më: 14:18 10-07-2017

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj bëri të ditur se kërkon që deri të hënën të mbahet seanca konstituive dhe pas saj të mbahet seanca për formimin e Qeverisë. Për këtë ai tha se do tu drejtohet me nga një letër kryetarit të Vetëvendosjes Visar Ymeri, kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe krerëve të Listës Serbe.  Haradinaj tha se takimet do të nisin fillimisht me drejtuesit e Vetëvendosjes. Ai bëri të ditur se ka propozuar që takimi të mbahet ditën e martë në zyrat e Kuvendit. Deri në ditën e mbledhjes konstituive të Parlamentit  kreu i AAK është vetëm i nominuar për kryeministër, jo i mandatuar për krijimin e Qeverisë.  Haradinaj i bëri këto deklarata pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërkohë më herët kandidati për deputet i AAK Rasim Selmanaj, deklaroi se PAN i ka numrat dhe në këtë koalicion do të jetë edhe Lista Serbe edhe komunitete tjera. Sipas tij, Lista Serbe nuk ka vënë kushte.

Article Logic
Execution time: 0.003878116607666