INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Kamëz, Basha: Ngjarja dëshmi e dorëzimit të shtetit përballë krimit, lërini paradat

Vrasja në Kamëz, Basha: Ngjarja dëshmi e dorëzimit të shtetit përballë krimit, lërini paradat

Publikuar më: 13:00 26-04-2018

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paraditen e kësaj të enjteje vizitoi familjen Buci në Kamëz e cila ditën e djeshme u trondit nga një grabitje nga e cila mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos rëndë bashkëshortja e tij.

Në banesën e tyre në Kamëz, ku ndodhet edhe marketi që u vodh, janë hapur dyert e mortit.

Lulzim Basha, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes ka apeluar që shteti dhe politika t’i lënë mënjanë paradat dhe fjalimet boshe, për t’u fokusuar tek vështirësitë e jetës së përditshme të shqiptarëve.

Basha tha për mediat se “pasiguria e familjeve shqiptare, pasiguria e biznesit të vogël ka marrë përmasa tronditëse ku në më pak se 4 javë jo vetëm grabitjet janë bërë lajmi i përditshëm, por për fat të keq

grabitjet janë shoqëruar me vrasje barbare, siç ishte rasti i mbrëmshëm në Kamzë apo ai në Fier para disa javësh”.

“Ngjarja e djeshme është dëshmi e dështimit dhe dorëzimit të shtetit përballë krimit” ka deklaruar Basha.

Lideri i opozitës duke theksuar se do t’i qëndrojnë pranë familjes Buçi, kërkoi që “të pastrohet politika nga krimi”.

Article Logic
Execution time: 0.003242015838623