INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Zërin e tij e gjetëm në një kompjuter të prishur’’, Aurela Gaçe zbulon si 'rikthyen' Dr.Florin përmes këngës

‘’Zërin e tij e gjetëm në një kompjuter të prishur’’, Aurela Gaçe zbulon si 'rikthyen' Dr.Florin përmes këngës

Publikuar më: 09:32 08-10-2021

Aurela Gaçe dhe Stine sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

‘’SFL’’ mban titullin kënga, e cila erdhi e realizuar me videoklip por e veçanta e tij është prezenca e Dr.Florit në këngë.

Pas 7 vjetësh që artisti ka ndërruar jetë zëri i tij erdhi përmes këtij projekti duke emocionuar të gjithë.

Të ftuar së fundmi në programin e mëngjesit “Wake Up”, Aurela theksoi se realizimi i kësaj kënge ka qenë fat mbi të gjitha duke zbuluar si gjetën zërin e Florit në një kompjuter.

“Nestit në kohën që do të realizonim këtë këngë bashkë, ndodhi që iu prish kompjuteri, sepse ndodh, humbën shumë gjëra, rreth 8 muaj unë prita deri sa ai të mblidhte materiale nëpër file”, tha ajo, dhe mes emocionesh rrëfeu momentin kur Stine i tregoi se kishte gjetur zërin e Dr. Florit.

“Jam mpirë totalisht kur e kam dëgjuar. Nuk e besoja. E dëgjova prapë. Thashë me patjetër që do të bëjmë diçka”, tha ajo, duke shtuar se kanë marrë “lejen” dhe miratimin e familjarëve të Florit.
“Jemi treguar shumë të kujdesshëm në gjithçka, i kemi menduar me detaje dhe kështu erdhi kënga e re”, u shprehën dy artistët.

Article Logic
Execution time: 0.0045311450958252