INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besojeni ose jo, ky ish-konkurrent u bë pjesë e Përputhen falë Rudina Dembacaj! Ja çfarë i tha moderatorja Olsës!

Besojeni ose jo, ky ish-konkurrent u bë pjesë e Përputhen falë Rudina Dembacaj! Ja çfarë i tha moderatorja Olsës!

Publikuar më: 11:26 08-10-2021

Rudina Dembacaj ishte e ftuar sot në “Pardon My French” ku ka folur rreth shumë detajeve interesante nga dasma e saj. Aktorja tregoi se pse zgjodhi të vishte brezin e xhubletës apo edhe se si në altar u shoqërua nga e bija.

Në dasmën e saj dhe të Markut kishte të ftuar shumë personazhe publike. Mirëpo, vëmendje mori pjesëmarrja e ish-konkurrentit të “Për’puthen”, Rinian Leka. E pyetur nga moderatorja Jonida Aliçkolli rreth tij, Rudina tregoi se ai është i njohuri i Markut.

Po ashtu, ajo zbuloi se shkak i pjesëmarrjes së tij në programin e dashurisë ishte bërë ajo.

“Riniani është i njohuri i Markut. Tek “Për’puthen” unë e çova në fakt.

Ai donte me patjetër të ishte pjesë e “Për’puthen” dhe më pyeti si të bëhej pjesë sepse nuk e dinte. I nisa një foto Olsës. Olsa tha: “Qenka interesant, ma sjell në intervistë.”  Ai u thirr për një audicion dhe e kaloi me sukses duke u zgjedhur për të qenë pjesë e programit. Më tha “Si të hy te Përputhen?”, i thashë “Qesh!”, tak një foto Olsës!”- tregoi ajo duke qeshur.

Article Logic
Execution time: 0.0038838386535645