INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dasmë këtë verë dhe një beb? Donald Veshaj tregon planet dhe mosmarrëveshjen me Bora Zemanin

Dasmë këtë verë dhe një beb? Donald Veshaj tregon planet dhe mosmarrëveshjen me Bora Zemanin

Publikuar më: 12:10 27-04-2026

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “late night show”, ka sjellë menjëherë lajme të bujshme për showbiz-in shqiptar.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Donald Veshaj ka thyer heshtjen dhe u është përgjigjur pyetjeve të publikut, duke folur hapur për jetën e tij personale dhe planet e së ardhmes me moderatoren Bora Zemani.

Gjatë bisedës, Donaldi konfirmoi atë që fansat prisnin prej kohësh: dyshja po planifikon të kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë pikërisht këtë verë! Megjithatë, duket se çifti ka një vizion paksa të ndryshëm se si duhet të organizohet dita e tyre e madhe. Donaldi zbuloi me humor dallimin mes dëshirave të tij dhe atyre të Borës, duke u shprehur:

“Unë dhe Bora po mendojmë për një dasmë. Vetëm se ajo do diçka të madhe, unë dua diçka festë intime, me 20-25 të ftuar.

Jemi në këto ujëra dhe këtë verë duam të bëjmë dasmë.”

Përveç dasmës, aktori nuk i ka shpëtuar as pyetjeve për zgjerimin e familjes. Ai pranoi se ardhja e një fëmije është një dëshirë e madhe e të dyve, por theksoi se preferon që gjërat të bëhen me hapa të sigurt dhe sipas radhës tradicionale.

“Unë do preferoja të bëhesha baba pas dasmës. E kemi në plan e duam shumë. Pres të martohem edhe bebi…” – zbuloi Donaldi.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833