INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet një tunel në Vlorë ku mbaheshin tonelata drogë

Zbulohet një tunel në Vlorë ku mbaheshin tonelata drogë

Publikuar më: 11:29 16-02-2017

Ilirjan Borakaj, 55 vjeç kishte hapur tunele të nëndheshme në shtëpinë e tij për të fshehur plot 1 ton e 255 kg kanabis sativa. Policia ka mundur të zbulojë vendin dhe ka arrestuar atë. Sipas policisë lënda narkotike, ishte fshehur poshtë banesës së këtij shtetasi, nëpër tunele të nëndheshme të hapura posaçërisht për fshehjen e saj, të vendosura nëpër paketime të mbështjella me me qese plasmasi dhe natriban ngjitës. Policia dispononte informacion të besueshëm, se kjo sasi me lëndë narkotike do të trafikohej në ditët në vijim nëpërmjet ujërave detare drejt shtetit Italian.

Policia thekson se kjo sasi droge e fshehur në tunele është realizuar në bashkëpunim dhe me persona të tjerë dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre. Një prej personave të dyshuar është dhe vëllai i tij, 44 vjeç, i cili aktualisht është në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh që prej vitit 2012, kur është dënuar me dy vite burg. Si provë janë sekuestruar përveç sasisë së drogës dhe dy automjete me të cilat dyshohet se do të bëhej transportimi i saj, makineri për presimin e lëndës narkotike, fishekë, qese vakumi si dhe materiale të tjera të gjetura në vendngjarje.

 

Article Logic
Execution time: 0.002371072769165