INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria vlerëson policët duke vendosur pagesa shtesë

Qeveria vlerëson policët duke vendosur pagesa shtesë

Publikuar më: 11:39 16-02-2017

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, shpërblime për punonjësit e policisë. Ata do të shpërblehen për orët shtesë, që do të kryejnë jashtë orarit zyrtar. Shpërblime do të ketë edhe për ditët e festave.

Kështu në bazë të vendimit të qeverisë, punonjësit e policisë do të punojnë 40 orë në javë dhe për çdo orë punë apo shërbim që kryhet nga ora 19:00 deri në 22:00, ata do përfitojnë një shtesë page prej 20%.
Rritje page në nivelin 50% do të përfitojnë ata efektive policie që do të punojnë nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Sipas vendimit, për orët e punës gjatë ditëve të festave dhe ato të pushimeve javore punonjësit e rendit do të përfitojnë 25% shtesë dhe kompensim kohë pushimi të barabartë me shërbimin e kryer jashtë orarit.

Punonjësve të policisë i jepet leje e pagueshme, për rastet, si më poshtë:
1.Martesën e tij 7 ditë
2.Martesën e fëmijës 5 ditë
3.Lindjen e fëmijës (baballarët) 3 ditë
4.Vdekjen e prindërve, të gjyshërve, të bashkëshortes/it, të fëmijës, vëllezërve, motrave 7 ditë
5.Ndërrim të banesës 3 ditë
6.Sëmundje të rënda të fëmijëve, prindërve 7 ditë
7.Përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve të gradave shkencore për punën që kryejnë 10 ditë

 

Article Logic
Execution time: 0.0039639472961426