INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet kërkesa që i bëri zyrtari i DASH Gramoz Ruçit për opozitën

Zbulohet kërkesa që i bëri zyrtari i DASH Gramoz Ruçit për opozitën

Publikuar më: 13:50 04-09-2019

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ishte i pari nga zyrtarët që takoi David Kostelancik, drejtor për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit. Kuvendi ka zbardhur takimin, ku mes të tjerash ka zbuluar kërkesën që i ka bërë zyrtari i DASH kryetarit të Kuvendit, Gramor Ruçi. “Ai vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një Presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020”, informon zyra e Kuvendit. 

Ruçi është shprehur i gatshëm për bashkëpunim. “Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nënvizoi se shumica qeverisëse dhe ai personalisht janë të angazhuar për kryerjen e reformës zgjedhore dhe për këtë do të bashkëpunojë edhe me opozitën parlamentare e joparlamentare, e cila ka të drejtën e vetos në komisionin e ri të reformës”, bën me dije zyra e shtypit të Kuvendit.

Një pikë tjetër ku është ndalur David Kostelancik është reforma në drejtësi, ku përsëriti mbështetjen e SHBA-së. “Institucionet e reja të sistemit do t’u shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA”, ka thënë Kastelancik.

Këtë të mërkur zyrtari i DASH do takohet me kryetarin e opozitës dhe kryeministrin.

Article Logic
Execution time: 0.0038959980010986