INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama ju tregon qytetarëve si ta gjejnë ''mikun'' në qeveri pa futur duart në xhepa

Rama ju tregon qytetarëve si ta gjejnë ''mikun'' në qeveri pa futur duart në xhepa

Publikuar më: 12:39 04-09-2019

Kryeministri Rama në takimin e tij të përjavshëm me qytetarët i fton ata që problemet e tyre ti zgjidhin në platformën Shqipëriaqëduam.al

Teksa qytetarët prezantuan disa raste për problemet me pensionet, Rama tha se pensionistët nuk kanë pse të përdorin miqtë e tjerë, pasi sipas tij i vetmi mik është platforma.

"Në shumë vende pensionistët nuk e marrin përgjigjen dhe përkushtimin që meritojnë. Mirëpo duke ju drejtuar platformës ata i heqin këto pengesa dhe kanë një mik shumë të fortë që është drejtpërdrejt në qeveri. Thirrja ime për gjithë pensionistët që kanë probleme me pensionin është të mos presin zgjidhjen në zyra në rast se nuk ju vjen menjëherë por direkt tek Shqipëria që duam.al, ku janë zgjidhur të gjitha rastet. Sot një qytetar nuk ka nevojë për mik, nuk ka nevojë të fusë duart në xhep, por vetëm shkruan në platformë dhe gjen zgjidhje’’, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492