INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha dhe Kryemadhi flasin pas takimit në selinë blu: Aksioni opozitar do të vazhdojë!

Basha dhe Kryemadhi flasin pas takimit në selinë blu: Aksioni opozitar do të vazhdojë!

Publikuar më: 12:27 04-09-2019

Krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pas rikthimit nga pushimet kanë zhvilluar një takim më gjatë në selinë blu mbi reagimin opozitar. Ata kanë vijuar sulmet dhe akuzat ndaj kryeministrit, ndërsa zbuluan si do të vijojë aksioni.

Lulzim Basha: Sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër hajdut, që përdor atë që duhet të ishte institucioni kryesor i përfaqësimit të njerëzve thjesht si një noter i hajdutërie, aq më mirë do të jetë për njerëzit. Protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme.

Monika Kryemadhi: Aksioni do të vazhdojë ashtu siç është, i drejtpërdrejtë dhe për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve, që janë margjinalizuar. Zgjedhjet treguan se 85% e shqiptarëve nuk e duan më Ramën. E rëndësishme është se ata bëjnë protestë çdo ditë.

Në vijim pritet të konkretizohen detajet e aksionit të opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227