INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të shkojë Meta në parlamentin që e heton? Ja si përgjigjet Presidenti

A do të shkojë Meta në parlamentin që e heton? Ja si përgjigjet Presidenti

Publikuar më: 11:49 04-09-2019

Presidenti Ilir Meta do të jetë në Komisionin që po e heton për shkelje të ligjeve me zhdekretimin e datës 30 qershor për zgjedhje lokale. 

Në një reagim në Facebook, Meta thotë se ai mezi pret të kthehet në Parlament.
“Të dashur miqtë e mi gazetarë, Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër! Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, reagon Meta.

Parashikohet që Komisioni Hetimor që drejtohet nga Ulsi Manja të thërras Ilir Metën për seancë dëgjimore javën që vjen.

Article Logic
Execution time: 0.0032100677490234