INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kërkon dorëheqjen e Ramës, Murrizi i opozitës së re pyet kryeministrin për bashkëpunimin për reformën zgjedhore

PD kërkon dorëheqjen e Ramës, Murrizi i opozitës së re pyet kryeministrin për bashkëpunimin për reformën zgjedhore

Publikuar më: 15:52 10-06-2019

Ndërsa situata duket më shumë konfliktuale se më parë pas zhdekreitmit të 30 qershorit për zgjedhjet lokale, opozita e re vijon programin e saj për reformën zgjedhore. Nga Kryesia e Kuvendit, deputeti Myslim Murrizi i kërkoi Ramës nisjen e bashkëpunimit për reformën zgjedhore. Kjo kërkesë prej Murrizit vjen në një kohë që PD dhe LSI kërkojnë largimin e Ramës nga posti i kreut të qeverisë.

“Nisma ime dhe zonjës Hajdari është se ne jemi ulur në këtë karrige për ndryshimin e sistemin zgjedhor. Ndaj, nëse Rama e ka seriozisht, nëse çunat e reformës zgjedhore nuk bëjnë gili vili me njëri-tjetrin, ta fillojmë bashkëpunimin me sistemin zgjedhor”, tha deputeti, ndërsa duket se dyshimet për bashkëpunim e marrëveshje të fshehtë nuk fashiten në radhët e opozitarëve të rinj. “Pengjet dhe vakanca për orekse individuale shqiptarët nuk duhet të kenë në kurriz një aleancë të tillë politike. Për të shpëtuar veten janë të gatshme të bëjnë marrëveshje me dreqin”, deklaroi Murrizi.

Ai komentoi dhe zhdekreitmin nga ana e Presidentit të datës 30 qershor për zgjedhjet lokale. “Unë nuk mbahem si babai i Kushtetutës, por të lexoj di dhe e kam provuar këtë. Zhdekretim nuk e kam dëgjuar, është shpikje alla shqiptarçe, po ta gjeni ma thoni ju. Kushtetuta e ka thënë qartë. Parlamenti është sovrani që qeveris këtë vend, qoftë edhe Presidenti i Republikës zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0036218166351318