INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Socialistët nuk dorëzohen, ftestë PD-së për…

Socialistët nuk dorëzohen, ftestë PD-së për…

Publikuar më: 12:24 04-05-2019

Edhe pse Partia Demokratike e ka shprehur qartë distancimin nga institucionet, Partia Socialiste vijon t’i mbaj një vend në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

Ky komision ndryshoi përbërje disa javë më parë, duke emëruar nënkryetare Rudina Hajdarin, kryetare e grupit parlamentare të PD brenda parlamentit.
Ndërkohë përmes një letre drejtuar PD-së, ku informojnë mbledhjen e Komisionit, sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, kërkon nga demokratët të dërgojnë emrin e vëzhguesit. Socialistët kanë thënë se vëzhguesi do të ketë të njëjta të drejta si edhe dy bashkëkryetarët e komisionit. “Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit”, thuhet në letrën që Kuvendi i dërgon Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi.
Komisioni i Reformës zgjedhore do të mblidhet ditën e martë në 17:00 në Kryesinë e Kuvendit. Kjo do të jetë mbledhja e parë e këtij komisioni që prej ndryshimit të përbërjes së tij. Në këtë mbledhje pritet të miratohen axhenda e punës së komisionit në vijim, ekspertët pranë këtij komisioni si edhe kërkesa për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.
Gjatë mandatit të këtij komisioni priten të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor që do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Deputetët opozitarë në Parlamentar kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor, konkretisht lista të hapura të kandidatëve për deputetë. Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur më parë kundër ndryshimit të sistemit por pritet të shikohet beteja që do të bëjë pala opozitare.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881