INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Opozita e re i vë kusht PS: Largoni nga Komisioni i Reformës Zgjedhore…

Opozita e re i vë kusht PS: Largoni nga Komisioni i Reformës Zgjedhore…

Publikuar më: 15:53 04-09-2019

Opozita e re i vendos kushte mazhorancës sa i përket reformës zgjedhore. Deputeti demokrat Alban Zeneli në një konferencë për mediat i kërkoi mazhorancës që ta largojë Damian Gjiknurin nga drejtimi i komisionit të Posaçëm për këtë reformë. Për deputetin e opozitës së re nuk ka kuptim që Gjiknuri të drejtojë komisionin e posaçëm të reformës në një kohë që ai është personi i akuzuar për shitblerjen e votave dhe kjo e nxjerrë edhe nga dosja e përgjimeve të publikuara nga prestigjiozja gjermane “Bild”. 

“Vërej me habi se ndonëse në Dosjen e Përgjimeve të Dibrës kemi dëgjuar me zë krejt qartazi Damian Gjiknurin, Partia Socialiste vijon ta mbajë këtë njeri në krye të Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Një njeri i akuzuar dhe dëgjuar si i përfshirë në “krim elektoral”, nuk mundet kurrsesi të vijojë të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Reformë Zgjedhore me bashkëkryetar Damian Gjiknurin nuk mund të ketë, nuk duhet të ketë dhe nuk do të ketë. Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë Sesion të ri Parlamentar”, deklaroi Zeneli.
Ndërkohë Reforma Zgjedhore sipas deputetit të opozitës duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendi dhe jo vetëm për fasadëe siç është përdorur e po përdoret.
Zeneli gjithashtu ka bërë thirrje që të zgjidhet sa më parë kriza politike në Shqipëri, duke ftuar edhe PD-në që ndodhet jashtë Parlamentit. “Të ulemi të gjithë së bashku sa më parë për të përmbyllur reformat e mëdha që ua kemi detyrim Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi humbur mjaft kohë deri tani me ciklime e riciklime krizash politike dhe institucionale duke iu shmangur kësisoj detyrimit tonë bazik për të përmbushur misionin për të cilin jemi në politike dhe për të cilin na duhet t’u japim llogari shqiptarëve”, theksoi Zeneli.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026109218597412