INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet fytyra sekrete e Hënës [FOTO]

Zbulohet fytyra sekrete e Hënës [FOTO]

Publikuar më: 16:50 04-01-2019

Më së fundmi është zbuluar fytyra sekrete e Hënës.

Pamjet e para të planetit janë realizuar gjatë zbritjes nga sonda kinezë Chang’e.

Sonda është vendosur në pellgun e Jugut Pole-Aitken, pranë kraterit Von Karman, ku terreni është relativisht i sheshtë dhe me disa pengesa.

Pikërisht aty sonda kineze do të fillojë eksplorimin e saj. E nisur më 7 dhjetor 2018 nga agjencia kineze e hapësirës (CNAS), Chang'e-4 solli 10 eksperimente, 6 kineze dhe 4 të Gjermanisë, Suedisë dhe Holandës në tokën hënore.

Misioni synon të studiojë përbërjen, gjeologjinë dhe mineralet e pranishme në anën e errët të Hënës, për të rizbuluar evolucionin e saj.

 

sonda2.jpg

sonda1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030350685119629