INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja pse Luana shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sigurimi privat, e konfirmon moderatorja! [FOTO]

Zbulohet arsyeja pse Luana shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sigurimi privat, e konfirmon moderatorja! [FOTO]

Publikuar më: 15:33 28-10-2020

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të shoëbizz-it shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shumë e rezervuar në jetën private.

Pikërisht jeta private iu cënohet shumë personazheve të njohur dhe jo rrallë herë përndiqen. Diçka e tillë i ka ndodhur disa herë Luanës dhe sipas Express Rozë, kjo është arsyeja pse moderatorja e njohur shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sigurimi privat.

122704459_357884578784632_3548274636386347961_n-291x600-1.jpg

 

Në disa fotografi të siguruara nga mediat, Luana shihet teksa shoqërohet në çdo hap nga sigurimi i saj. Kujtojmë që në vitin 2017 Luana ishte pre e ndjekjes së një fansi të ‘’çmendur’’ pas saj, të cilit sipas raportit të policisë iu gjet edhe armë.

Ky rast u dërgua në gjykatë ndërsa për t’i ikur tutje këtyre ngjarjeve, bukuroshja tashmë rri e siguruar në çdo dalje të saj.

Këtë arsye e ka konfirmuar edhe vetë Luana, pasi ajo e ka shpërndarë një artikull të tillë në Facebook-un e saj zyrtar.

luane.png

Article Logic
Execution time: 0.010942935943604