INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pra, pas sherrit me TAYNËN, DAFINA bëhet ''shoqe'' me ''kundërshtaren'' e reperes? [FOTO]

Pra, pas sherrit me TAYNËN, DAFINA bëhet ''shoqe'' me ''kundërshtaren'' e reperes? [FOTO]

Publikuar më: 14:36 28-10-2020

Tayna dhe Dafina dikur mikesha, sot duket se kanë ftohur marrëdhënien e tyre. Pak kohë më parë, dyshja solli një bashkëpunim mes tyre, në këngën që u kthye në hit, ‘Bye bye’. Por së fundmi,duket se diçka ka ndodhur me marrëdhënien e tyre, pasi dyshja nuk janë më një suport për njëra-tjetrën.

Së fundmi, ata kanë hequr njëra –tjetrën nga rrjeti social Instagram, por jo vetëm kaq, por kanë filluar duke i bërë ‘diss’ njëra-tjetrës.

Tayna ishte e ftuar në emisionin “Gjoni Black” ku bëri një ‘freestyle’, dhe fansat mendojnë se me këtë i bëri ‘diss’ Dafinës, dhe ky veprim po shikohet si një pëgjigje kundrejt këngës së fundit të Dafinës ‘Zili-zili’.

Tayna thotë në freestyle: “Po m’vje inati? Jo bre, ty t’vjen inati. Hajde po shtyhum, sy m’sy se dorën ta zgjati. Ato nuk din me fol shqip ëoë, le mo me repovat! Dhjetë vjet karrierë për dy vjet i kom bo”

Akoma nuk ka nje deklaratë të qartë dhe zyrtare nga dyshja, por duket se gjërat mes Dafinës dhe Taynës kanë ndryshuar, dhe ata nuk janë më mikesha.

Mirëpo, çfarë ka tërhequr vëmendjen e fansave ka qenë veprimi i fundit i Dafinës. Pasi bëri sherr me Taynën, ajo ka nisur të ndjekë në Instagram “kundërshtaren” e kësaj të fundit, Melinda Ademin.

Madje, Dafi gjithashtu i ka komentuar Melindës dhe rrjeti po merr flakë nga komentet.

melinda-1.png

 

Do ju pëlqente një bashkëpunim mes tyre?

Article Logic
Execution time: 0.0029280185699463