INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk pritej? Dikur ishte e lidhur me Krenarin, por ja ç’mendon Luana për Dafina Zeqirin! [FOTO]

Nuk pritej? Dikur ishte e lidhur me Krenarin, por ja ç’mendon Luana për Dafina Zeqirin! [FOTO]

Publikuar më: 12:31 12-10-2020

Edhe pse nuk e ka pranuar asnjëherë në mënyrë direkte, indirekt e kemi kuptuar të gjithë që Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë në një lidhje. Janë fotografuar aq herë bashkë, saqë po t’i përmendim të gjitha rastet, duhet një artikull shumë i gjatë.

Mirëpo që të gjithë e dimë që Krenari dikur ka patur një romancë me këngëtaren e njohur Dafina Zeqirin dhe dashur pa dashur, fansave iu është krijuar përshtypja sikur Luana dhe Dafina nuk gëzojnë ndonjë raport të mirë miqësor.

Këto mendime janë përforcuar për faktin se këngëtarja s’ka qenë asnjëherë e ftuar në emisionin e Luanës, ku në 4 sezone, personazhet publike që s’kanë marrë pjesë në këtë emision numërohen me gishtat e dorës.

Mirëpo, së fundmi Dafina u përmend në sfidën e Labit, i cili u vendos përballë shumë këngëtareve, rreth të cilave duhej tu përgjigjej disa pyetjeve.

Moderatori zgjodhi Dafinën si artisten më të mirë që kemi në tregun shqiptar dhe reagimi i Luanës nuk është ai që mendoni.

Ajo e duartrokiti këtë përgjigje të Labinotit, duke treguar se çfarë ka ndodhur në të kaluarën i përket të kaluarës dhe duke e pohuar atë që ai tha.

Prive.al raporton po ashtu se Luana e ka ftuar edhe në emision Dafinën, por ka qenë kjo e fundit ajo që nuk ka dhënë dritën jeshile ende.

Article Logic
Execution time: 0.0039651393890381