INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Se dimë nëse janë të lidhur akoma, por Dafina i bëri surprizën e veçantë për ditëlindje DJ GEEK-ut! [VIDEO]

Publikuar më: 13:38 10-09-2020

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek kanë qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e tyre të dashurisë. Pak kohë më parë, dyshja konfirmoi se i ka dhënë fund romancës. Por, pavarësisht kësaj ata janë shfaqur sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe nuk i kanë kursyer as deklaratat e ndryshme, madje motra e DJ Geek e ka quajtur “nuse” Dafinën në rrjetet sociale.

Nuk e dimë tamam nëse janë të lidhur apo jo, por pavarësisht gjithçkaje ata janë miq dhe bashkëpunëtorë shumë të mirë.

Këtë ajo e ka vërtetuar vazhdimisht dhe madje e vërtetoi edhe së fundmi me një surprizë shumë të këndshme për ditëlindjen e tij.

Dafina ka vendosur ti këndojë personalisht “Happy Birthday” ndërsa videon e shoqëron me zemra.

Një gjë është e sigurtë në të gjithë këtë “romancë”, pikërisht fakti që Dafina dhe DJ Geek janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045139789581299