INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''A je bre normal''/ Don Xhoni e thotë më në fund emrin e “profesoreshës”, por dyshojmë ta ketë besuar njeri!

''A je bre normal''/ Don Xhoni e thotë më në fund emrin e “profesoreshës”, por dyshojmë ta ketë besuar njeri!

Publikuar më: 13:33 05-10-2020

Mohojeni ose jo, Don Xhoni u kthye në sensacion pas daljes në emisionin e Meriton Mjekiqit. Ai këndoi disa freestyle që s’ngeli njeri pa i shpërndarë në rrjetet sociale dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as reperët e njohur shqiptarë, si Lyrical Son, Mozzik, Getinjo e shumë të tjerë.

Ai shumë shpejt publikoi disa projekte që u kthyen menjëherë në hite dhe ku mund të veçojmë bashkëpunimin me Encën.

Sigurisht që s’kanë munguar as ftesat në emisione të ndryshme, ndërkohë që së fundmi ishte i ftuar në emisionin e Luanës.

Gjatë intervistës, Don Xhoni, nuk ka shpëtuar edhe kësaj here nga pyetjet pikante për profesoreshën e tij.

Profesoresha e cila bëri famë nga Freestyle i Don Xhonit, është bërë mister i madh e cila nuk u harrua të përmendej edhe ne emisionin e Luanës.

Don Xhoni vendosi të përgjigjej në pytjen e Luanes me emrin Tea , por këtë emër nuk e besuan as Luana e as të ftuarit të tjerë.

Ai e përdori këtë emër duke u munduar t`i ikë situates, por pa sukses dhe në fund mori dënimin për të pirë verë.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915