INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detajet e takimit “Basha-Kryemadhi” për protestat masive në Tiranë

Zbulohen detajet e takimit “Basha-Kryemadhi” për protestat masive në Tiranë

Publikuar më: 22:41 07-01-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është takuar pasditen e sotme me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në takimin e zhvilluar në selinë e PD, ka marrë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Newsbomb.al mëson se nuk ka një datë të saktë për mbajtjen e protestës, që sipas organizatorëve nga të dyja forcat politike opozitare, do të jetë masive, dhe do mbahet në fund të muajit janar.
Deri atëherë krerët e dy partive do organizojnë takime me strukturat në rrethe për mobilizimin e militantëve por edhe qytetarëve të tjerë për t’iu bashkuar protestës. Këto takime do vijojnë për pesë ditë.
Kjo “betejë e opozitës” do të jetë shumëplanëshe ndërsa çështjet jetike për të cilat ftohen qytetarët të protestojnë janë dy; varfëria dhe ilegjitimiteti i qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785