INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaimina Vasjari bën “Baby Shower-in” e vajzës, i vendos asaj emrin e një prej motrave Kardashian. E gjeni dot? [FOTO / VIDEO]

Zaimina Vasjari bën “Baby Shower-in” e vajzës, i vendos asaj emrin e një prej motrave Kardashian. E gjeni dot? [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 00:29 19-12-2017

Dalëngadalë pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe Zajmina mezi po pret që vajza e saj të vijë në jetë...

Ajo ka zgjedhur ta mbajë sa më larg mediave periudhën e shtatzënisë, por portalet kanë shkruajtur pafund në momentin e parë që Zaimina Vasjari pranoi publikisht se prej 6 muajsh pret një fëmijë.
Pak kohë më parë këngëtarja e njohur publikoi foto në të cilën, në pamje të parë nuk kishte asgjë të veçantë por shkrimi bashkangjitur tregonte se shumë shpejt ajo do të bëhet nënë.
Mbrëmjen e sotme, Zajmina Vasjari ka organizuar baby shower-in për vajzën e saj që pritet të vijë në jetë dhe me këtë rast na ka treguar edhe emrin: Khloe!

Pamjet janë të mrekullueshme dhe Zaimina duket shumë e emocionuar në postimet e saj në Instastory.
"Duke festuar ardhjen në jetë të vajzës sime Khloe. ", shkruan Zaimina në postimin e saj.

bejbishow.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979