INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ylli' i Liverpool në telashe, rrezikon pesë vjet burg!

'Ylli' i Liverpool në telashe, rrezikon pesë vjet burg!

Publikuar më: 18:33 19-09-2018

Mbrojtësi i Liverpool, Dejan Lovren, mund të përballet me pesë vite heqje lirie si pasojë e akuze për dëshmi të rremë gjatë gjyqit të Mamic.

Lovren ka qenë dëshmitar gjatë gjyqit që i është bërë ish-presidentit të Dinamo së Zagrebit, i cili u dënua me gjashtë vite e gjysmë burg si pasojë e mashtrimit me evazionit fiskal.

29-vjeçari kroat Lovren është marrë në pyetje në muajin mars, ashtu si Luka Modric.

Prokurorët vërtetuan se Mamic, një nga figurat më të mëdha të futbollit kroat, bashkë me vëllezërit e tij dhe dy persona të tjerë kanë përfituar 15 milionë euro nga shitja e lojtarëve të ndryshme, duke nisur nga viti 2008, kur mori drejtimin e Dinamos, duke iu shmangur 1.6 milionë euro taksave.

Një nga marrëveshjet për të cilat Mamic akuzohet edhe është transferimi i Lovren te Lyon në vitin 2010, ku Mamic mori 50% të 7.5 milionë eurove që paguan francezët për qendërmbrojtësin.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559