INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarri: Te Chelsea është dikush që do të shënojë 40 gola këtë sezon

Sarri: Te Chelsea është dikush që do të shënojë 40 gola këtë sezon

Publikuar më: 15:27 17-09-2018

Maurizio Sarri e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën angleze, sepse Chelsea i tij po fluturon, duke luajtur futboll të bukur e duke shënuar pa fund.

Sipas trajnerit italian, një nga arsyet pse skuadra e tij po funksionon për mrekulli është forma e shkëlqyer e Eden Hazard, i cili sipas Sarri-t mund të shënojë 40 gola këtë sezon.

Në verë u fol gjatë për dëshirën e Hazard për të shkuar te Real Madridi, por belgu qëndroi në Londër dhe deri tani është paraqitur në mënyrë madhështore, aq sa duket i rilindur në krahasim me sezonin e shkuar, me 5 gola e 2 asiste në 5 ndeshjet e para të Premier Ligës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326