INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Chelsea refuzoi Mbappe dhe më pas nëna e tij nuk e la…

Chelsea refuzoi Mbappe dhe më pas nëna e tij nuk e la…

Publikuar më: 15:51 13-09-2018

Në të kaluarën e tij, Kylian Mbappe është provuar në shumë klube dhe ditën e sotme, “Goal.com” ka publikuar historinë kur francezi provohej te Chelsea, por këta të fundit nuk ishin aq të bindur sa për ta mbajtur në skuadër.

“Blutë e Londrës”, kishin kërkuar që sulmuesi të vinte dhe për një provë tjetër, por ishte nëna e tij ajo që ka refuzuar. Historia, e rrëfyer nga ish-vëzhguesi i Chelsea, Daniel Boga, ka vëmendje të madhe në media.

“E ftova bashkë me familjen e tij për të kaluar një prove te Chelsea. Që atë kohë kishte cilësitë që ka edhe sot. Ai luajti në një ndeshje kundër Charlton dhe fituam 7-0. Pas një jave, e ftuam në zyrë dhe i thamë që i vlerësonim cilësitë e tij, por duhet të vinte edhe një herë tjetër në provë.

Më kujtohet reagimi i nënës së tij në gjuhën franceze dhe mua më duhej ta përktheja. Ajo tha: ‘Më dëgjo, djali im nuk do të vijë më, nëse ata e duan, duhet ta marrin tani, në të kundërt, pas 5 vitesh do t’u duhet të paguajnë 50 milionë paund”, - tregon Boga.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936