INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tifozët e Liverpool “kryqëzojnë” trajnerin Jurgen Klopp për Shaqirin…

Tifozët e Liverpool “kryqëzojnë” trajnerin Jurgen Klopp për Shaqirin…

Publikuar më: 21:28 18-09-2018

Jurgen Klopp u desh të bënte një zgjedhje të vështirë mbrëmjen e të martës, kur përzgjodhi formacionin e Liverpool, me të cilin të kuqtë përballen me Paris Saint-Germain, në sfidën e parë të këtij edicioni të ri të Champions League.

Klopp ka ngjallur irritimin e tifozerisë së kuqe, me shumë fansa që e kanë konsideruar të gabuar vendimin e tij. Shumë tifozë do të kishin preferuar të shihnin në formacion futbollistin me kombësi shqiptare, të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

I fuqishëm ka qenë zëri i tifozëve të Liverpool në rrjetet sociale kundër vendimit të Klopp. “Aktivizimi i Sturridge si titullar është një gabim monumental! Duhej të kishte zgjedhur Shaqirin”, - ishte përmbajtja e komenteve të shumta të tifozerisë së Liverpool.

Article Logic
Execution time: 0.0039408206939697