INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përmbysje spektakolare e Interit, Messi shënon 3 gola [VIDEO]

Përmbysje spektakolare e Interit, Messi shënon 3 gola [VIDEO]

Publikuar më: 21:06 18-09-2018

Interi është rikthyer pas 6 sezonesh mungesë në Champions League dhe çfarë rikthimi…Shorti i vuri përballë skuadrën londineze të Totenhamit që në ndeshjen e parë dhe diferencat në shumicën e takimit u ndien. Anglezët luajtën shumë mirë dhe madje ishin në avantazh pas 50 minutash lojë.

Gjithsesi, zikaltrit e Spaletit nuk u dorëzuan dhe bënë një përmbysje të çmendur. Një supergol i kapitenit Mauro Icardi dhe një gol me kokë i Vesino në limitet e takimit i japin 3 pikët e para në Champions Interit.

 

Në takimin tjetër, Barcelona ka shpartalluar 4-0 PSV Eindoven. Messi dhuron një tjetër paraqitje fantastike, duke shënuar tre gola dhe duke qenë njeriu i takimit. Golin tjetër e shënoi Dembele, ndëras Umtiti do të mungojë në ndeshjen e ardhshme, për shkak se u ndëshkua me të kuq.

Article Logic
Execution time: 0.003760814666748