INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Të luftojnë për bluzën e Messi-t, por një gjë nuk duhet ta bëjnë kurrë…”

“Të luftojnë për bluzën e Messi-t, por një gjë nuk duhet ta bëjnë kurrë…”

Publikuar më: 21:51 17-09-2018

Në vigjilje të sfidës së parë për këtë sezon të Champions League, trajneri i PSV Eindhoven, Mark van Bommel deklaroi se futbollistët e tij mund të luftojnë për të siguruar fanellën e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, në rast se holandezët fitojnë të martën në “Nou Camp”, por do të bënin mirë të mos ia kërkonin argjentinasit bluzën në pushim të ndeshjes.

Ish-futbollisti i Holandës, dëshiron që kryesuesit e ligës holandeze të qëndrojnë profesionistë teksa nisin këtë sezon të Champions League duke u përballur me atë që ai e konsideroi futbollistin më të mirë në botë.

“Nëse nesër marrim një rezultat pozitiv, nuk dua t’ja di fare nëse ata luftojnë për fanellën e Messit. Është pjesë e të qënit profesionist, që të jesh gjithmonë i përqendruar. Unë e di se ata do t’ia kërkojnë bluzën, por nuk duhet kurrsesi që ta bëjnë në pushim të ndeshjes”, - deklaroi Van Bommel gjatë konferencës për mediat të dhënë të hënën.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219