INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Guardiola tregon se çfarë i tha Messi pas 2 seancave stërvitore për...

Guardiola tregon se çfarë i tha Messi pas 2 seancave stërvitore për...

Publikuar më: 12:12 15-09-2018

Pep Guardiola ka zbuluar se Lionel Messi ishte tejet i mahnitur me Sergio Busquetsin pas vetëm dy seancave të para stërvitore së bashku. Pep e kishte marrë me vete Busquetsin nga ekipi B i Barcelonës në atë të parin.

Në vitin 2008, Guardiola u zgjodh trajner i ekipit të parë të Barcelonës nga ekipi B, dhe me vete e kishte marrë edhe Sergio Busquetsin. “Mbaj në mend çfarë më tha Messi”, ka theksuar Guardiola për “Universo Valdano”.

“Pas dy apo tri ditëve stërvitje me të, Messi m’u afrua dhe më tha: ‘Më pëlqen ky lojtar’. Unë i thashë, kur ka telashe, ai ndodhet aty për t’i zgjidhur”, - tregoi Guardiola.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039050579071045