INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E pyesin kush është ekipi favorit për Champions League, Guardiola befason me përgjigjen e tij

E pyesin kush është ekipi favorit për Champions League, Guardiola befason me përgjigjen e tij

Publikuar më: 19:58 28-12-2017

Manchester City po ecën me ritme marramendëse këtë sezon në Premier League ku është e shkëputur me 15 pikë në krye të tabelës së klasifikimit. Një meritë për këtë sukses të City-t ka tekniku Guardiola.
Pep Guardiola nuk e fsheh asnjëherë admirimin që ka për Lionel Mesin dhe mendon se për sa kohë që argjentinasi të jetë në futbollin aktiv, klubi i tij do të jetë gjithmonë pretendenti kryesor për të fituar Ligën e Kampioneve.

Ndërsa në Angli ekipi i Mançester Sitit po dominon lehtësisht, gjithmonë lindin pyetje nëse skuadra mund të përsëritë paraqitje të tilla edhe në Europë. Ndaj në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri spanjoll është pyetur nëse e sheh Mançester Sitin si favorit për të fituar Ligën e Kampioneve në këtë edicion. Përgjigja e Guardiolës nuk la shumë vend për dyshime.

“Me cilën skuadër luan Mesi? Ajo është favoritja për të fituar turneun”, deklaroi tekniku spanjoll para gazetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0032298564910889