INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enrique: 'Modriç meriton shumë çmime, por më i miri në botë është…”

Enrique: 'Modriç meriton shumë çmime, por më i miri në botë është…”

Publikuar më: 20:24 10-09-2018

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ishte të hënën përballë mediave në konferencën për shtyp të dhënë në vigjilje të përballjes së dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të vërë Spanjën përballë Kroacisë në ndeshjen e të martës.

“Më pëlqen optimizmi që është gjeneruar këtë moment. Gjëja më e mirë që mund të të ndodhë është që të lumturosh tifozët. Por profesionistët duhet të izolojnë veten nga euforia dhe të mendojmë për ndeshjen ndaj Kroacisë. Jemi dedikuar përgatitjeve të kësaj ndeshje”, - deklaroi Luis Enrique.

“Nëse do të flisja për Kroacinë, atëherë do të flisja për Modric dhe Rakitic. Njëri prej të dyve duhet të fitonte çdo çmim. Por nëse flasim për trofeun e më të mirit në botë, unë do t’ja jepja atë Messit. Është një hap përpara të gjithë futbollistëve. Është tjetër gjë nëse flasim për tituj. Ky është opinioni im”, - u shpreh ish-tekniku i Spanjës.

Article Logic
Execution time: 0.0036778450012207