INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Notarja seksi: Dua të ftoj Cristiano Ronaldon për një natë…

Notarja seksi: Dua të ftoj Cristiano Ronaldon për një natë…

Publikuar më: 19:58 17-09-2018

Sapo ka festuar 30-vjetorin e lindjes, postoi disa foto nudo në vaskë dhe më pas konfirmoi se dëshiron të vazhdojë të garojë edhe për dy vite të tjera, deri në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Ajo është notarja e njohur italiane Federica Pellegrini, por edhe një nga sportistet më seksi në këtë sport, e konsideruar në Itali si “hyjnesha” e garave në pishinë.

Si tifozë e çmendur e Juventusit, ajo ka përgëzuar Cristiano Ronaldo për dy golat e parë në Serie A me fanellën bardhezi dhe ka konfirmuar se dëshiron ta ftojë për darkë sulmuesin portugez.

“Më pëlqen shumë ta njoh, pse jo, ta ftoj për një darkë. Mund të duket e çuditshme duke qenë se është i martuar, por nuk kam mendje të keqe…”, u shpreh Pellegrini.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711