INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nervat “tel” te Manchester United, plasin shpullat në tren

Nervat “tel” te Manchester United, plasin shpullat në tren

Publikuar më: 22:02 17-09-2018

Pavarësisht fitores kundër Watford, që ngriti skuadrën e Mourinhos në gjysmën e sipërme të klasifikimit, situata është e tensionuar në kampin e Manchester United.

Mbi të gjitha, është faji i një tifozi shumë bezdisës, që në përfundim është përballur me një prej futbollistëve të United, me të cilin nuk këshillohet aspak të ndeshesh, Marouane Fellaini.

Një skenë jo dhe aq e çuditshme, për faktin se shumë klube të Premier League i besojnë zakonisht agjencisë hekurudhore të Mbretëreshës, se sa transfertave të gjata në autobus mes autostradave plot trafik të Anglisë.

Një person nisi të bezdisë Fellainin, duke e pyetur me insistim se si një klub si Manchester United kishte zgjedhur hekurudhën. Kërkesa insistuese, në pikën për të detyruar mesfushorin belg, që të marrë situatën në duart e tij, në kuptimin e vërtetë, duke marrë me shpulla tifozin, edhe pse rezultoi që viktimë e duarve të futbollistit të ishte vetëm telefoni i provokatorit.

Article Logic
Execution time: 0.0046210289001465