INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Presidenti Ilir Meta nderon '17 Nëntorin' e viteve 70' me çmimin 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit'

Presidenti Ilir Meta nderon '17 Nëntorin' e viteve 70' me çmimin 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit'

Publikuar më: 20:18 19-09-2018

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vazhdën e nderimit të figurave sportive, sot ka pritur ekipin e famshëm të viteve 1970, “17 Nëntorin”, skuadra që bëri jehonë në arenën ndërkombëtare, duke u ndeshur me Ajax.

Kreu i shtetit shqiptar i ka dhënë çmimin skuadrës bardheblu “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Në një ceremoni të thjeshtë, Meta ka bërë edhe fotot e rastit, ku spikat ajo me një nga legjendat Agustin Kola.

“Për rezultate të larta në futbollin shqiptar, duke paraqitur gjithmonë vlerat, shpirtin sportiv dhe konkurrencën e drejtë në këtë sport të bukur dhe popullor, si dhe për përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare, që kulmon në barazimin historik 2-2 në ndeshjen me ekipin e famshëm “Ajax” të Amsterdamit, pata sot kënaqësinë të nderoja me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, ekipin bardheblu të futbollit, “17 Nëntorin” e vitit 1970” – shkruan Prsidenti Ilir Meta në faqen zyrtare në Facebook.

veteranet_e_Tiranes_dhe_Ilir_Meta.jpg

tirana_dhe_ilir_meta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030620098114014