INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana pa drita, merrni masat! Këto zona të kryeqytetit nuk do kenë drita sot, ja oraret!

Tirana pa drita, merrni masat! Këto zona të kryeqytetit nuk do kenë drita sot, ja oraret!

Publikuar më: 23:16 03-07-2018

Ditën e nesërme (4 korrik) disa zona të Tiranës do të jenë pa drita si pasojë e ndërhyrjes në nënstacionin Kasharit. Sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, punimet po kryhen me qëllim rritjen e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

Si rrjedhojë e remontit, OSHEE njofton se do të stakojë si masë sigurie energjinë në fiderin 143 6 kv të nënstacionit Valias dhe fiderin Rinas 6 kv të nënstacionit Rinas.

Ndërsa, punimet do të kryhen nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe do të mbeten pa energji: Bizneset private në zonën e Rinasit, Laknas, Rinas, Vorë pjesërisht, Ujësjellësi Bruk-Bërxullë si dhe Qerekë pjesërisht.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023889541625977