INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila Myrtezaj shtatzënë? Ja si ka reaguar ajo bashkë me Besin në lidhje me këtë lajm... [FOTO]

Xhensila Myrtezaj shtatzënë? Ja si ka reaguar ajo bashkë me Besin në lidhje me këtë lajm... [FOTO]

Publikuar më: 19:04 10-02-2018

Dasma e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ishte një ndër dasmat më të komentuara në showbizin shqiptar. Një dasmë e cila bashkoi shumë artistë dhe figura të njohura të artit, muzikës dhe politikës.

Kohët e fundit çifti është venë në qendër të thashethemeve dhe shkak për këto thashetheme  është bërë një lajm shumë i bukur në fakt. Xhensila është shtatzënë! Por sa i vërtetë është ky lajm?

Edhe pse disa burime të afërta të çiftit kanë pohuar diçka të tillë, Xhensila ditën e sotme më anë të një statusi në Instagram është munduar të ironizojë mediat duke shkruar, “Na zbuluan!!!” , si mbishkrim të një fotoje ku shfaqet bashkë me Besin duke darkur.

Por mesa duket ajo nuk është mjaftur duke postuar vetëm foton e parë. Para disa minutash ajo ka postuar edhe një foto tjetër për ata që nuk e kuptuan ironinë e saj në foton e parë duke shkruar, “Ironi ...jo konfirmim”. Pra Xhensila e konfirmoi që nuk është në pritje të një fëmije.

Gjithsesi një bebe në mesin e kësaj dashurie do ta bënte më të veçantë dhe më të bukur lidhjen e tyre të dashurisë, por edhe nëse nuk po na thonë të vërtetën, koha do ta tregojë na mbetet thjeshtë të presim.

2-5.jpg1-4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266