INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhensila Myrtezaj e vendos në siklet gjatë emisionit, Arbana Osmani flet për herë të parë për të dashurin regjisor: Jemi me…

Xhensila Myrtezaj e vendos në siklet gjatë emisionit, Arbana Osmani flet për herë të parë për të dashurin regjisor: Jemi me…

Publikuar më: 13:00 21-04-2019

Prej disa kohësh përflitet se Arbana Osmani dhe regjisori i emisonit që ajo moderon Eduart Grishajn, janë në një lidhje, edhe pse vlen të theksohet se ata të dy nuk e kanë pohuar kurrë këtë gjë.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’, ishte e ftuar këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj për të surprizuar një çift në emision. Ajo performoi edhe këngën e fundit të saj në bashkëpunim me Pirro Çakon ‘Sekreti im’, klipin e së cilës e ka realizuar Eduart Grishajn.

-640-0-5cbb90a05d3c9.png

 

Xhensila ka falenderuar regjisorin e klipit, i cili është edhe regjisori i emisionit të Arbanës. “Dua ta falenderoj regjisorin më të mirë, Eduart Grishajn, për realizimin e videoklipit. Ai është përfundimisht regjisori i së ardhmes”, është shprehur Xhensila.
E ndjerë në siklet, Arbana ka aprovuar atë që tha Xhensila. “E vërtetë, jemi me fat që e kemi tonin”,ka shtuar ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215